Alibeaj zbardh takimin me ambasadorët: Folëm për reformat e iniciuara, do kemi sërish takime

Enkelejd Alibeaj, pas përfundimit të takimit me ndërkombëtarët, ka treguar disa nga çështjet e diskutuara mbledhje.

Ai tha se fokusi i diskutimit ishin reformat e ndërmarra në Kuvend, kryesisht ajo territoriale dhe zgjedhore dhe se do të ketë edhe takime të tjera.

Alibeaj pas takimit me ambasadoret: Ishte një nga takimet që kemi pasur si format edhe më parë me quintin pra ambasadorët. Objekti i takimit janë reformat që kemi nisur në Parlament, reforma territoriale dhe zgjedhore dhe çështjet e tjera, ky ishte takim i parë për ti sqaruar, është takim i pare që do të vijojë edhe në formate të tjera. Shpresoj që është rrugëtim që duhet ta ri-instalojmë edhe një herë për këto reforma që janë të rëndësishme besoj ta bërësë është detyrim moral i yni për këtë gjë.

Sot keni depozituar draftin e reformës territoriale a kishte komunikim nga ndërkombëtarët për reformën territoriale dhe qëndrimin e PS?

Ne kemi pasur detyrimin tonë, afati fillestar ka qenë 30 shtator dhe ne kemi përfunduar ofertën tonë, ndryshimin e reformës territoriale që ne besojmë se është nevojë e qytetarëve. E depozituam sipas rregullave parlamentare, ne kemi pasur konsultim të herë pas hershme me përfaqësuesit ndërkombëtar, të interesuar një ndër ta është ambasada amerikanë në Tiranë. Ne kemi bërë detyrimin tonë, ka një afat deri 21 tetor, dhe kjo ishte një ndër arsyet për tj’a bërë të qartë.

A mund ti cilësojmë ambasadorët ndërmjetësues për të garantuar reformën territoriale?

Partnerët ndërkombëtarët për reformat e rëndësishme është e udhës që të kenë hapësirën për tu njohur dhe për të marrë vlerësimet e tyre.