Alsar dhuron libra në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër

 

“Libri, dhurata më e çmuar” është një prej shumë projekteve të Fondacioni “ALSAR” të vënë në jetë me sukses. Ndalesa e radhës ishte këtë herë në Medresenë “H.Sh. Shamia”, të Shkodrës, qytetit të vlerave historike , kulturore e fetare që tradicionalisht ka rrezatuar harmoninë, bashkëjetesën paqësore dhe tolerancën fetare.

Realizimi i këtij projekti u mundësua falë marrëdhënies së suksesshme të bashkëpunimit me Shoqatën “Istanbul” dhe simbolika e zhvillimit të kesaj veprimtarie perkoi me rastin e 30 vjetorit te rihapjes se xhamise se plumbit më 16 nëntor të vitit 1990,ku jehona shpirtërore e popullit shkodran dhe e traditës së tij fetare shekullore do te manifestonte publikisht ndjenjat e besimit, dhe nën entuziazmin e dhjetëra mijëra pjesëmarrësve do të kryhej ceremonia fetare ne xhaminë e plumbit gjë qe do te shënonte përfundimin e epokës se errët te indoktrinimit te gjithanshëm ateist, persekutimit psikologjik te sofistikuar, si dhe fushatës frontale e komplekse kundër fesë, e institucioneve fetare, te cilat ndonëse lanë gjurmë, ne formimin moral të grupmoshave të ndryshme, nuk munden ta çrrënjosin besimin në Zotin .

Gjatë kësaj periudhe 30 vjeçare natyrisht qe Institucioni arsimor i medresese “H.Sheh Shamia“ përfaqëson më së miri vlerat e traditës islame ne vend, ajo konsiderohet ndër shkollat elitare, e cila ka rrezatuar dhe vijon te rrezatoje një histori suksesi.
Në vlerësim të misionit dhe kontributit të saj të dhënë ndër vite Fondacioni “ALSAR” realizoi këtë projekt duke i dhuruar (219) tituj librash me një numër prej 3-5 kopjesh, duke kontribuar në këtë mënyrë në drejtim të pasurimit të bibliotekës së ketij institucioni me një literaturë që përbën një burim të pasur njohurish të karakterit akademik, kulturor e historik dhe fetar për lexuesit.

Në aktivitetin e zhvilluar me këtë rast drejtuesit e Shoqatës “Istanbul” dhe të Medresesë i shprehën mirenjohjen e tyre Fondacionit “ALSAR” për këtë kontribut të dhënë për pasurimin e bibliotekës.

Image may contain: people sitting, table and indoor

Image may contain: indoor

Image may contain: people sitting, table and indoor

Image may contain: indoor