ALSAR I DHURON ÇANTA SHKOLLORE NXËNËSVE NË MEDRESENË E PRESHEVËS.

Fondacioni “ALSAR” në vijimësi të zhvillimit të veprimtarisë së tij mirëbërëse shoqërore, realizoi në bashkëpunim me drejtorinë e Medresesë “Gazi Isa Beg” në Preshevë, projektin e dhurimit të çantave shkollore dhe mjeteve kancelarike nxënësve të këtij institucioni arsimor.

Në ceremoninë zyrtare të zhvilluar me rastin e zhvillimit të këtij projekti, morën pjesë përfaqësues të Fondacionit “ALSAR”dhe drejtues të medresesë në Preshevë.
Nëpërmjet realizimit të këtij projekti u mundësua dhurimi i 100 çantave shkollore dhe mjeteve kancelarike nxënësve të kësaj shkolle.

Në përfundim të kësaj veprimtarie drejtuesit e medresesë në Preshevë vlerësuan ndihmesën e vyer të Fondacionit “ALSAR” të ofruar me rastin e realizimit të këtij projekti, duke e konsideruar atë një akt fisnik të shprehjes së solidaritetit human ndaj vëllezërve të tyre shqiptarë.