‘ALSAR’ nis fushatën e ndihmës dhe solidaritetit human ‘Ramazan 2020’

ALSAR NIS FUSHATËN E NDIHMËS DHE SOLIDARITETIT HUMAN:RAMAZAN 2020

Fondacioni “Alsar” në kuadër të zhvillimit të projekteve të bamirësisë me rastin e muajit të Madhëruar të Ramazanit startoi sot fushaten e ndihmes dhe solidaritetit human “RAMAZAN 2020” për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të kategorive sociale në nevojë duke kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive te tyre ekonomike.

Programi i ndihmës në këtë fazë të parë në prag të këtij muaji të begatë, nisi në Tiranë me dhurimin e 210 pakove ushqimore për familjet në nevojë të njësisë administrative Vorë, si dhe ato të fëmijeve jetimë të qytetit të Tiranës, me synimin për të krijuar ndjenja solidare e atmosferë festive në këtë muaj të mirësive e begative hyjnore. Ky projekt u mundësua falë kontributit të ofruar nga organizata UK Islamic Mission me qendër në Angli.

Fondacioni Alsar gjen rastin t’i shprehë mesazhin e vlerësimit dhe të mirënjohjes partnerëve të nderuar për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve të suksesshme të bashkëpunimit në rrugetimin tonë të përbashkët drejt vlerave humane. Zoti i bekoftë bamirësit.