Ambasada amerikane i përgjigjet PROKURORISË: JA informacionet që kemi për Tom Doshin

Ambasada amerikane në Tiranë i është përgjigjur prokurorisë shqiptare në lidhje me kërkesën e bërë mbi pastërtinë e figurës së kandidatit Tom Doshi, dhe mbi të dhënat që disponon Departamenti i Shtetit në lidhje me ndonjë veprimtari të jashtëligjshme të kreut të PSD-së.

Prokuroria bën me dije se është në pritje dhe të përgjigjes nga Interpol. Tom Doshi kandidon në siglën e partisë që ai drejton në qarqet Shkodër dhe Tiranë.

Pas apelit të vazhdueshëm të ambasadores Yuri Kim, mbi mospërfshirjen e Doshit në lista, Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me shkresë zyrtare ambasadës amerikane, mbi informacione të mundshme që do ta pamundësonin kandidimin e Doshit për shkak të ligjit të dekriminalizimit.