Ambasadorja franceze: Dialogu bëhet në Kuvend, reformat duhet të vazhdohen

Ambasadorja Franceze në Tiranë, Christina Vasak, në çelje të Pranverës Frankofone theksoi se vendi natyral i diskutimit politik është Kuvendi.

Ambasadorja Franceze në Tiranë, Christina Vasak, në çelje të Pranverës Frankofone theksoi se vendi natyral i diskutimit politik është Kuvendi.

Ambasadorja u shpreh se në vendin tonë janë ndërmarrë reforma të guximshme dhe patjetër që duhet të vijohet në këtë drejtim për përmbushjen e tyre, raporton ATSH.

“Fakti që një demokraci si kjo në Shqipëri, mbështetet në dialogun politik, nënkupton një dialog midis qeverisë dhe opozitës, dhe se Parlamenti është vendi natyral për këtë dialog, i pari dhe para se gjithash. Reformat e guximshme që janë ndërmarrë, duhet patjetër të vazhdojnë, sepse kanë të bëjnë me një realitet konkret, që lidhet me besimin që populli shqiptar duhet të ketë në institucione”, shprehet ambasadorja e Republikës Franceze në Shqipëri, Christina Vasak.

Ajo më tej përqendroj diskutimin e saj te Pranvera Frankofone, ndërsa u prezantua dhe programi i përgatitur për këtë aktivitet.