6.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Ambasadorja Yuri Kim takohet me kreun e SPAK: Të ndiqen penalisht çdo korrupsion apo krim i organizuar, pavarësisht sa i fuqishëm, i pasur apo secilës parti i përket individi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Në një postim në “Twitter”, Kim shkruan se SPAK duhet të ndjekë korrupsionin pavarësisht se sa i fuqishëm, i pasur apo secilës parti i përket individi.

Ndër të tjera, Kim ka treguar arritjet e SPAK ku ndër të tjera, ka qenë dhe konfiskimi i mbi 70 milionë eurove të parave që qarkullonin nga veprimtari kriminale.

Postimi i Yuri Kim:

1/2 U takova me shefin e SPAK @KrajaArben1 për të nënvizuar pritshmërinë që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht se sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të NBI, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë.

2/2 Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata krim). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e € 70+ milion që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi…

foto galeri

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme