Ambasadorja Yuri Kim takon Manastirliu në laboratorin e ISHP: SHBA mbështet fuqimisht Shqipërinë

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë vizituar ambientet e Institutit të Shëndetit Publik, për të parë nga afër se si ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbështet Shqipërinë në përgjigjen ndaj pandemisë së Covid19. 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu falenderoi ambasadoren Yuri Kim dhe qeverinë e SHBA për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar Shqipërisë, raporton Top Channel.

Nëpërmjet USAID në Shqipëri, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka angazhuar më shumë se 2 milionë dollarë për të përgatitur sisteme laboratorike, për shtimin e mundësisë së zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të risqeve, dhe masa të tjera.

Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Ambasadorja Yuri Kim vlerësuan ekipin e laboratorit dhe të gjithë stafin e ISHP për punën e palodhur që po bëjnë në këtë situatë epidemie.