Anadolu Agency dhe TIKA fillojnë trajnimin online për gazetari të diplomacisë

"Në trajnimin e gazetarisë për diplomaci që kemi filluar krahas teknikave për lajme klasike do të ofrojmë edhe trajnime themelore të medias", tha Drejtori i Akademisë së Lajmeve të AA-së, İşbilir...

Anadolu Agency (AA) dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), filluan “Trajnimin online për gazetari të diplomacisë” e cila zhvillohet në kuadër të Programit Trajnues të Gazetarisë së TIKA-s.

Drejtori i Akademisë së Lajmeve të AA-së, Alptekin Cihangir İşbilir, foli në hapjen e programit trajnues i cili zhvillohet për përfaqësuesit e mediave të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) dhe të Bosnjë e Hercegovinës, ku ai përmendi rëndësinë e programeve të trajnimit për media të organizuara në bashkëpunim me TIKA-n në forcimin e kapacitetit të medias lokale në vendet mike dhe vëllazërore.

“Në trajnimin e gazetarisë për diplomaci që kemi filluar krahas teknikave për lajme klasike do të ofrojmë edhe trajnime themelore të medias”, tha İşbilir, i cili theksoi se nëpërmjet Akademisë së Lajmeve të AA-së, e cila ndjek nga afër këto inovacione do të vazhdojnë të ndajnë këtë përvojë dhe vizion të gazetarisë me përfaqësues të mediave në botë.

“Besoj se trajnimet do t’u mundësojnë gazetarëve zhvillimin e aftësive të tyre”

Shefi i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Partneritetit të TIKA-s, Uğur Tanyeli, shpjegoi se pas shfaqjes së koronavirusit të ri (COVID-19) në vitin 2020 kanë filluar që trajnimet për mediat t‘i zhvillojnë online dhe se në trajnimet e organizuara në kuadër të kësaj kanë marrë në trajnime mbi 300 përfaqësues të mediave.

“Besoj se trajnimet do t’u mundësojnë gazetarëve të përfitojnë aftësinë, pajisjet dhe njohurinë që një anëtar i suksesshëm i medias duhet të marrë dhe që do t’u mundësojë atyre të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre ekzistuese”, tha Tanyeli, duke shtuar se programet e trajnimit do të sigurojnë kontribut edhe për marrëdhëniet mes vendeve dhe rajoneve.

Në programin trajnues që do vazhdojë për 3 ditë do të marrin pjesë 29 gazetarë nga TRNC dhe Bosnjë e Hercegovina. Në program do të jepen trajnimet me temat “Gazetari për diplomacinë”, “Rajonet e krizave dhe analiza të konflikteve”, “Axhenda dhe burimet në lajmet ndërkombëtare”, “Teknikat themelore dhe të avancuara për intervista”, “Lindja e Mesme në gazetarinë ndërkombëtare” dhe “Evropa në gazetarinë ndërkombëtare”.