Anadolu Agency publikon almanakun për vitin 2020

Në vargun e vjetarëve, AA botoi edhe Almanakun 2020 në të cilën gjenden lajmet dhe fotografitë më me ndikim nga bota e politikës, ekonomisë, sportit, jetës, kulturës dhe artit

Agjencia globale turke e lajmeve Anadolu Agency (AA) botoi Almanakun 2020 në gjuhën turke, angleze dhe arabe, i cili rendit në mënyrë kronologjike ngjarjet dhe fotografitë që shënuan vitin e kaluar.

Në vargun e vjetarëve, AA botoi edhe Almanakun 2020 në të cilën gjenden lajmet dhe fotografitë më me ndikim nga bota e politikës, ekonomisë, sportit, jetës, kulturës dhe artit.

Në almanakun e sivjetmë, i cili tërheq vëmendjen me gjuhën e thjeshtë dhe të kuptueshme në të cilën është përgatitur, përfshihen ngjarje si rihapja e Ajasofjes për namaz, zbulimi i rezervave më të mëdha të gazit në historinë e Turqisë, operacioni antiterrorist “Mburoja e Pranverës” dhe lufta kundër FETO-s, përvjetori i themelimit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë (TBMM), hapja e Bibliotekës Presidenciale të Turqisë dhe ishullit të demokracisë dhe lirisë dhe tërmetet shkatërruese që goditën provincat Elazığ dhe Izmir.

Krahas ngjarjeve nga Turqia, në vjetarin e AA-së gjenden lajme edhe për fitoren e Azerbajxhanit në betejat për Malësinë e Karabakut, zgjedhjet presidenciale në SHBA, Brexit, sulmet raciste në Gjermani, marrëveshja paqësore e SHBA-së dhe talebanëve, vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleimani dhe hapja e një pjese të rajonit Maraş për qytetarët.

Në almanak përmenden artistët, politikanët dhe shkencëtarët që humbën jetën në vitin 2020.

Almanaku 2020, që është një nga edicionet e AA-së, sot u gjend në shitje nëpër Turqi.