Analizë/ Tensioni Azerbajxhan-Armeni

Analizë nga prof. asc. Murat YEŞİLTAŞ, Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

Armenia pas sulmeve të saj ndaj rajonit Tovuz tregoi agresion edhe ndaj Karabakut Malor. Operacionet ushtarake të Azerbajxhanit ishin më efektive përballë sulmeve të së dielës që filluan me zjarrin e hapur mbi civilët. Shumë nga fshatrat e okupuara u vunë nën kontrollin e Bakus, ndërsa duket që Erevani është në një llogari të gabuar. Kuptohet që nuk i është kushtuar vëmendje e mjaftueshme mesazhit të Ankarasë se “Ne qëndrojmë pas Azerbajxhanit me të gjitha forcat”. Sidoqoftë, pas sulmit në rajonin Tovuz, që ndodhet 100 km nga Karabaku Malor më 12 korrik, Bakuja bëri një përgatitje serioze. Me stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Turqinë në terren zbriti edhe inteligjenca e stafit ushtarak. Është shumë e vështirë të thuhet që konflikti midis Armenisë dhe Azerbajxhanit do të lejohet të kthehet në një luftë të zgjatur. Përveç OKB-së dhe NATO-s, pati thirrje edhe nga bashkëkryesuesit e Grupit të Minskut të OSBE-së për të ndalur konfliktin.

Në ditët në vijim, presioni për t’u kthyer në negociatat e Grupit Minsk do të përqendrohet në të dy palët. Është qëndrimi agresiv i Armenisë ai që i la bisedimet në Minsk pa përfundim dhe e bëri konfliktin e armatosur opsionin e vetëm të zgjidhjes. Erevani është ai, i cili pushtoi 20 për qind të territorit të Azerbajxhanit në vitin 1991 dhe nuk iu nënshtrua katër rezolutave të KS të OKB-së për tu larguar nga zonat e okupuara. Megjithëse u vendos një armëpushim me Protokollin e Bishkekut më 4-5 maj 1994, është e papranueshme që Karabaku Malor dhe 7 rajone të tjera të Azerbajxhanit nën okupim të jenë nën kontrollin e Armenisë. Në këtë aspekt, është e qartë se ky konflikt në Kaukazin Jugor është një bombë e gatshme të shpërthejë në çdo moment. Duket qartë që vendet si Rusia, Turqia dhe Franca do të jenë aktive në konkurrencë për shkak të konfliktit.

Rifillimi i konflikteve në rajonin e Karabakut Malor në një kohë kur është ulur tensionimi në Mesdheun Lindor dhe pritet lajmi për fillimin e bisedimeve eksploruese mes Turqisë dhe Greqisë është mjaftë domethënës. Gjëja e parë që vjen në mend është se Rusia donte të lidhte Erevanin pranë saj, i cili tregoi shenja të animit pranë SHBA-ve duke nxitur konfliktin armeno-azerbajxhanas. Prandaj pyetja është: Cila mund të jetë arsyeja pse Moska, e cila kurrë nuk pushoi së parë Kaukazin si një nga sferat e saj të ndikimit, inkurajoi Erevanin? Pas Sirisë-Idlibit dhe Libisë, a po hap Moska një zonë të re konkurrence me Ankaranë me shpërthimin e konfliktit Armeni-Azerbajxhan? Apo ndoshta mundësohet përhapja e tepërt e Ankarasë duke ndërhyrë në zona të reja ushtarake? Apo është duke e forcuar kartën për negociata të reja në fushat e Sirisë dhe Libisë? Tani është shumë herët për të marrë përgjigje në këto pyetje. Sidoqoftë, është e qartë se mendohet që SHBA-ja gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe BE-ja e shpërndarë do të jenë joefektive në këtë drejtim.

Moska edhe një herë tregoi se mund të mbledh pushtet duke shkaktuar mosmarrëveshje dhe konflikte. A do të presin duke u gëlltitur kryeqytetet me aftësi të kufizuara perëndimore politikën e Rusisë për të mbushur boshllëqet e energjisë në Gjeorgji, Ukrainë dhe Bjellorusi? Do të shohim se cili do të jetë ndikimi i lobit armenë në SHBA, e cila shkon drejt zgjedhjeve presidenciale. Një gjë është e qartë. Një boshllëk gjeopolitik është shfaqur nga Libia në Mesdheun Lindor, Siri dhe Kaukaz. Bota pas epidemisë së COVID-19 gradualisht po tërhiqet në pasigurinë dhe luftën për pushtet si ajo pas Luftës së Parë Botërore. Tërheqja e pjesshme e SHBA-së dhe paaftësia e BE-së për të formuar politikën e jashtme lehtësojnë lëvizjet e Rusisë për të mbushur boshllëqet e reja të pushtetit. Kryeqytetet perëndimore, të cilat kritikojnë Ankaranë për afrimin me Moskën, duhet të shohin se ajo pjesërisht ekuilibron Rusinë në Libi, Siri dhe në rajonin e Kaukazit Jugor. Tani është koha për të parë realitetet gjeopolitike të botës që vjen, jo me spektakle ideologjike, por me racionalitetin e interesave strategjikë.

Lajme të ngjashme