Angli/ Gomonia e mbytur, 4 emigrantë në fund të detit

Dalin detaje të reja nga tragjedia e një dite më parë nga ku mbi 50 emigrantë në një gomone u shpëtuan ndërsa 4 të tjerë humbën jetën.

Sipas gazetarit Mark White të GB News, janë konsideruar të zhdukur 4 persona të tjerë të cilët janë mbytur.

Kërkimet që vazhduan deri në orën 21:00 të mbrëmjes së djeshme për ta kanë rezultuar pa sukses.

Gjatë ditës së sotme të 47 personat e shpëtuar kanë nisur të intervistohen nga Home Office dhe policia.

Autoritetet angleze ende nuk kanë bërë publike nacionalitet e katër personave që humbën jetën dhe atyre që shpëtuan.