Anija turke “Fatih” fillon shpimet në Detin e Zi

Anija e shpimit Fatih u nis në lundrim për në Detin e Zi më 29 maj nga Stambolli në portin e Trabzonit, ku arriti në destinacionin e vet më 6 qershor

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore i Turqisë, Fatih Dönmez, ka bërë të ditur se anija e parë turke e shpimit, Fatih, do të fillojë shpimin në lokacionin Tuna-1 në Detin e Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne do të kërkojmë çdo metër katror të deteve tona për pavarësinë energjetike të Turqisë”, shkroi Dönmez në twitter.

Shtyllat e gjata 103 metra të anijes Fatih u çmontuan në portin Haydarpaşa në Stamboll për të mundësuar kalimin e sigurt të anijes nën urat përmes Bosforit para udhëtimit të tij në Detin e Zi.

Anija e shpimit Fatih u nis në lundrim për në Detin e Zi më 29 maj nga Stambolli në portin e Trabzonit, ku arriti në destinacionin e vet më 6 qershor.

Zv/ministri i Energjisë, Alparslan Bayraktar, njoftoi planet për shpim në Detin e Zi në fillim të vitit, si pjesë e qëllimit të ministrisë për forcimin e pavarësisë së energjisë të vendit duke përdorur burimet natyrore lokale.