“Ne jemi duke u përgatitur për një operacion tjetër në shkallë të gjerë kundër FETO-s. Ne do të bëjmë ç’të nevojitet dhe do t’i zhdukim ata nga ky vend”, deklaroi Soylu gjatë një takimi në Ankara me të zgjedhurit lokalë dhe përfaqësuesit e OJQ-ve.
Më 15 Korrik 2016, FETO-ja dhe udhëheqësi i saj rezident në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, Fetullah Gulen, orkestruan një grusht shteti të dështuar, por që martirizoi 251 persona dhe plagosi rreth 2.200 të tjerë,raporton TRT.
Përveçse për grushtshtetin e dështuar të 2016-s në Turqi, Ankaraja e akuzon FETO-n edhe për zbatimin e një fushate të gjatë për të përmbysur qeverinë përmes infiltrimit në institucionet shtetërore më kyçe të vendit, sidomos në ushtri, polici dhe gjyqësor.



