Anuloi golin e Ronaldos në ndeshjen ndaj Serbisë, federata holandeze merr dënimin shembullor për gjyqtarin

Episodi ndodhi në minutën e fundit të takimit dhe ishin të shumta polemikat për atë rast...

Anulimi i golit të Ronaldos në minutat e fundit në sfidën Portugali-Serbi, i ka kushtuar rëndë gjyqtarit holandez, Mario Diks, i cili është hequr nga lista e gjyqtarëve kryesore që do të udhëtojnë drejt Europianit 2021.

Gjyqtari Diks, në sfidën Serbi-Portugali luajti një rol kyç në rezultatin e ndeshjes e cila përfundoi në barazim 2-2.

Episodi ndodhi në minutën e fundit të takimit dhe ishin të shumta polemikat për atë rast.

Një vendim ekstrem ky nga federata holandeze e arbitrimit për gjyqtarin Diks, i cili nuk është pritur mirë nga fansat e futbollit, pasi dënimin e tij e lidhin me imazhin e Ronaldos, ku portugezi akuzohet si “i përkëdhelur” nga UEFA.Asisten Wasit yang Anulir Gol Ronaldo Dicoret dari Euro 2020