Aplikacioni TikTok nuk mund të bëjë asgjë pa aprovimin e Kinës

Kompania Kineze është kritikuar rëndë në vendin e saj duke thënë se ka rënë pre e presionit Amerikan.

Që ByteDance, kompania pas aplikacionit TikTok, të hyjë në bashkëpunim me Oracle, fillimisht duhet të marrë aprovimin e autoriteteve Kineze bëri të ditur kompania ditën e Enjte.

Oracle ka dërguar një propozim pranë administratës Trump në mënyrë që ta lejojë të bëhet partneri teknologjik i TikTok gjë që mund të anulonte vendimin e Trump për të dëbuar aplikacionin nga SHBA.

Por presidenti Amerikan Donald Trump hodhi dyshime ditën e Mërkure rreth planeve të ByteDance për të ruajtur kontrollin mbi TikTok duke thënë se nuk mbështet një ide të tillë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters ByteDance nuk është i detyruar të aplikojë pranë autoriteteve Kineze që të hyjë në bashkëpunim me Oracle.

Kompania Kineze është kritikuar rëndë në vendin e saj duke thënë se ka rënë pre e presionit Amerikan. Madje një sentiment kundër përdorimit të versionit Kinez të TikTok, Douyin, ka filluar në Kinë.

Nga ana tjetër ByteDance po përpiqet të mbajë biznesin të gjallë me shpresën se bashkëpunimi me Oracle do ta shpëtojë nga telashet që e presin nëse nuk shkon siç duhet. /PCWorld Albanian