Apple nuk do të prezantojë iPhone e rinj në Shtator

Apple po përgatitet për të ndërtuar 75 milionë iPhone 5G ndërsa në 2020 shpreson të shesë 80 milionë iPhone në tërësi.

Apple ka një numër produktesh në punim të cilët do të debutojnë këtë vjeshtë dhe Bloomberg ndau planet e kompanisë.

Përflitet për katër iPhone të rinj me madhësi ekranesh 5.4, 6.1 dhe 6.7-inç. Modelet e lira 5.4 dhe 6.1 do të debutojnë përpara.

Bloomberg konfirmoi spekulimet rreth dizajnit se iPhone e rinj do të kenë skaje të stilit të iPad me një ngjyrë të re blu e errët.

Modelet Pro do të kenë çelik ndërsa ato standard alumin në kasën e tyre. Gjithashtu modelet Pro do të kenë skanerin LiDAR i integruar në iPad Pro të 2020.

Apple po përgatitet për të ndërtuar 75 milionë iPhone 5G ndërsa në 2020 shpreson të shesë 80 milionë iPhone në tërësi.

Sa i përket produkteve të tjera Apple është duke punuar në një iPad Air me ekran pa skaje. Produkte që do të vinë këtë vjeshtë janë orët e reja Apple Watch, kufjet AirPods Studio dhe një altoparlant inteligjent të ri HomePod.

Ka pasur spekulime se orët e reja Apple Watch do të mund të skanojnë nivelin e oksigjenit në gjak. Raporti nuk flet për data specifike por nëse duhet ti besojmë insajderit Jon Prosser, atëherë Tetori duket si destinacioni më i përshtatshëm për Apple. /PCWorld Albanian