Arabia Saudite dënon 8 persona për vrasjen e gazetarit Khashoggi

Khashoggi, një kolumnist për The Washington Post, u vra dhe u copëtua nga një grup operativësh sauditë pak pasi hyri në konsullatën në Stamboll më 2 tetor 2018

Prokuroria Publike e Arabisë Saudite dënoi 8 persona për vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u vra në konsullatën e shtetit të tij në Stamboll gati dy vjet më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kanali televiziv gjysmë-zyrtar Al-Arabiya TV raportoi se 5 persona u dënuan me 20 vjet burg, ndërsa 3 të tjerë morën dënime me burg midis 7 dhe 10 vjet.

“Prokuroria Saudite ka konfirmuar se e drejta personale në çështjen Khashoggi përfundoi me një falje ligjore nga të afërmit e të vrarit”, raportoi Al-Arabiya.

Khashoggi, një kolumnist për The Washington Post, u vra dhe u copëtua nga një grup operativësh sauditë pak pasi hyri në konsullatën në Stamboll më 2 tetor 2018.

Rijadi doli me versione të ndryshme kontradiktore duke dhënë sqarime për zhdukjen e tij para se të pranonte se ishte vrarë në ndërtesën diplomatike, ndërsa kërkonte të zhvendoste fajin për vdekjen e tij në një operacion që shkoi keq, të realizuar nga agjentët e saj.

Trupi i Khashoggit nuk është gjetur kurrë.

Raportuesja e posaçme e OKB-së për ekzekutimet jashtëgjyqësore, Agnes Callamard konkludoi në një raport të mëparshëm se vrasja e Khashoggit ishte një “ekzekutim i qëllimshëm, me paramendim” dhe inkurajoi një hetim të Princit saudit të Kurorës, Mohammad bin Salman.

Zyrtarët sauditë, megjithatë, kanë këmbëngulur se princi i kurorës nuk ishte i përfshirë në vrasje.

Arabia Saudite njoftoi në fund të vitit të kaluar se 5 persona janë dënuar me vdekje për pjesëmarrje në vrasjen e Khashoggit.