Ardi Veliu emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, pasi u largua nga posti i krye-policit më 5 tetor, pas 4 vitesh në detyrë.

Pas largimit nga Policia, Veliu ka vendosur që t’i dedikohet politikës edhe pse ky emërim bie në kontradiktë me dëshirën e shkruar në letrën e tij të dorëheqjes, ku shprehej se donte të shpenzonte më shumë kohë pranë fëmijëve dhe familjes së tij.

Në vend të Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit është vendosur Gledis Nano. Më herët Nano mbante postin e kreut të Antiterrorit.