Arena ku do mbahej Eurovision kthehet në spital për koronavirusin

Arena “Ahoy” ishte zgjedhur për të pritur festivalin evropian të këngës “Eurovision” për muajin maj, por tani ajo është shndërruar në krejt diçka tjetër pas përhapjes së pandemisë të Covid-19.
“Ahoy” në Rotterdam të Holandës, tashmë është kthyer në një spital urgjence për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Gazetarja e BBC, Anna Holligan ka hyrë brenda arenës e cila tashmë është gati të presë pacientët e parë. Në pamje shihen se si dhomat të cilat ishin bërë gati të pritnin delegacione nga 41 shtete pjesëmarrëse, janë kthyer në dhoma me shtretër spitali dhe pajisje mjekësore./bbc