Arrestimi i qytetarëve në protestë, dy deputetët e PD kërkojnë informacione në komisariat, Sula: Manifestimi për mirëqenien. Agalliu: Ja ç’na thanë policët

Dy deputetët e PD, Arbi Agalliu dhe Dashnor Sula, kanë shkuar në një nga komisariatet e kryeqytetit, për të kërkuar informacione mbi qytetarët e arrestuar në protestë. Agalliu tha për mediat, se në polici, i është thënë se qytetarët janë arrestuar pasi bllokimi i rrugës përbën vepër penale. “Jemi informuar që protestues të cilët janë…

Dy deputetët e PD, Arbi Agalliu dhe Dashnor Sula, kanë shkuar në një nga komisariatet e kryeqytetit, për të kërkuar informacione mbi qytetarët e arrestuar në protestë.

Agalliu tha për mediat, se në polici, i është thënë se qytetarët janë arrestuar pasi bllokimi i rrugës përbën vepër penale.

“Jemi informuar që protestues të cilët janë ngritur në ditën e dytë për rritjen e karburanteve janë shoqëruar në polici. Bëmë kërkesë për numrin e të arrestuarve dhe emrat e tyre. Këto protesta janë për të kuptuar se si zhvillohen. Qytetarët vuajnë pikërisht abuzimin e tregtarëve. Në këto kontekst kemi dhënë propozimet tona”, tha Agalliu.

Deputeti Sula ka treguar se ka qenë i pranishëm në protestë, në dy ditët e saj. Sipas Sulës, të gjithë qytetarët duhet të marrin pjesë pasi e gjitha ka të bëjë me mirëqenien e tyre.

“Të gjithë të dalin në protesta paqësore për t’i vënë fre babëzisë së kësaj qeverie. Ky popull nuk mund t’i mbajë kurrizi se nuk ka mundësi. Unë dhe mbrëmë dhe sot isha pjesë e protestës dhe çdo qytetar shqiptar e ka për detyrë të marrë pjesë në çdo protestë sepse ka të bëjë me mirëqenien e familjeve shqiptare duke ndërgjegjësuar kryeministrin. Ai na drejtohet ne se jemi në kohë luftë: Po mirë ndikimi i pushtimit ndikon vetëm tek ne dhe jo në rajon e vende të tjera?
Po ndikon edhe tek ata por ata kanë një qeveri normale. Ne nuk kemi dhe bursë në Shqipëri dhe reflektimi i tyre nuk është i përditshëm. Kompanitë e karburanteve duhet të kenë 30 mijë ton në depozitat e tyre”, tha Sula.