Arrestohen disa zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

5 zyrtarë janë arrestuar, ndërsa një tjetër është vendosur në arrest shtëpie. Dy të tjerë janë ende në kërkim nga autoritetet.

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e disa prej zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, mashtrimit e të tjera.

5 zyrtarë janë arrestuar, ndërsa një tjetër është vendosur në arrest shtëpie. Dy të tjerë janë ende në kërkim nga autoritetet.

Veprat e hetuara mësohet se janë mashtrim me pasoja të rënda, neni 143, kontrabandë me mallra që paguhen akcizë, neni 172, fshehje të ardhurash neni 180, shpërdorim detyre neni 248 i Kodit Penal.