Arrestohen tre persona në Shkodër, akuzohen për plagosje me thikë

Ngjarja ndodhi dje në lagjen “Mark Lula”, ku 38 vjeçari u plagos me thikë.

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e tre personave, të cilët akuzohen për plagosjen e shtetasit me iniciale V. Sh., 38 vjeç. Ngjarja ndodhi dje në lagjen “Mark Lula”, ku 38 vjeçari u plagos me thikë.

Pas shpalljes në kërkim, policia ka bërë edhe arrestimin e S. P. 36 vjeç, banues në Shkodër, A. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, (vëllezër). Ata akuzohen si autorë të plagosjes, shkruan Top Channel.

Materialet ndaj tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” e Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .