Arrestohen tre persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Sipas një njoftimi për mediat, policia thotë se ka arrestuar shtetasit:

E.L., 24 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

E.Xh., 35 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

K.K., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e  shtetasit A. D., 44 vjeç, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur shtetasin Y. N., 56 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.