Arrestohet ish-drejtori i Shkollës Pyjore në Shkodër për falsifikim notash

Në shtator të vitit 2019 drejtori i shkollës së mesme pyjore jep dorëheqjen dhe në tetor emërohet drejtor i landfillit në Bushat.

Një ditë pasi emisioni investigativ “BOOM”  solli fakte dhe dëshmi se si ish-drejtori i shkollës së mesme pyjore në Shkoder, Agron Ceka kishte falsifikuar notat e një nxënësi në vitin e dytë duke e bëre kalues, policia e ka arrestuar këtë të fundit me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Lajmi konfirmohet për Ora News nga policia lokale.

Ndonëse nxënësi ishte përjashtuar nga shkolla në dt. 27 mars 2019 ai është pajisur me dëftesë. Mësueset mohojnë që t’i kenë vendosur nxënësit nota kaluese.

Gazetarja: A keni firmosur ju qe ky nxenes eshte kalues?

Te dy mësueset pergjigjen: Jo.

I kontaktuar nga “BOOM” Agron Ceka pranoI se ka ndryshuar notat, por shprehet se ka vepruar nën presion.

Ceka: Unë e kam lëshuar atë dëftese. E kam marrë vendimin nën presion. Më kanë kërcënuar. Jam detyruar nga rrethanat për të marrë atë vendim. Jam i hapur të merret Prokuroria me këtë çështje.

Në shtator të vitit 2019 drejtori i shkollës së mesme pyjore jep dorëheqjen dhe në tetor emërohet drejtor i landfillit në Bushat.

Pavarësisht këtij fakti për 3 muaj ai ka mbajtur edhe vulën e shkollës.

Shefja e financës: Drejtori neri në 14 janar ka pasur të drejtën e firmës. Pas datës 14 janar është dorëzuar dhe vula.

Agron Ceka aktualisht është administrator i landfillit Bushat.