Një 40-vjeçar shqiptar ka dhunuar patneren e tij dhe më pas ka kërcënuar edhe mjekët.
Shqiptari i identifikuar si Shpëtim Shehi, pasi rrahu partneren e tij shkoi në polici për të nënshkruar një detyrim që në fakt nuk kishte lidhje me ngjarjen, raporton Express.
Por pasi është kthyer në banesë dhe ka parë ambulancën që partnerja e tij kishte thirrur për ta mjekur, është nevrikosur dhe ka filluar të kërcënojë me një thikë kuzhine.
Ai u arrestua nga policia dhe partnerja e tijpati dy hematoma të mëdha në fytyrë nga kjo ngjarje.
Nuk dihen ende shkaqet se përse ka nisur konflikti mes partnerëve.



