Arrestohet shqiptari pjesë e bandës kriminale, po tentonte të kalonte kufirin

Një  54 vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga polica greke në pikën kufitare të Kristalopigi, teksa tentonte të ikte nga shteti fqinj, për të hyrë më pas në Shqipëri.

Duke iu referuar njoftimit të autoriteteve greke, shqiptari 54-vjeçar konsiderohet një person i rrezikshëm, anëtar i një bande kriminale, për të cilin kishte edhe një urdhër arrest, lëshuar ky nga hetuesi i Kundravajtjeve në Kozani.

Ndërsa u paraqit në pikën e kalimit kufitar Crystallopigi, kontrolli i dokumentacionit i ushtruar  nga zyrtarët e Departamentit të Kontrollit Pasaportave gjetën kundër tij  dokumentim e shpalljes në kërkim, si person i akuzuar për krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale, trafikant droge dhe për armëmbajtje  dhe eksplozivëve pa leje.