Arrijnë vaksinat Pfizer, Rama i pret në Rinas

Edi Rama njoftoi sonte se një shtet mik ka konfirmuar me shkrim se do të ndihmojë Shqipërinë me 360 mijë doza Astra Zeneca.

7020 doza nga “Pfizer” mbërritën sonte në aeroportin e Rinasit. Kutitë u pritën nga kryeministri Edi Rama, ministrja Manastirliu dhe Arben Ahmetaj. Ministrja e Shëndetësisë e informoi kreun e qeverisë se vaksinat nga Rinasi “do të shkojnë të shoqëruar nga policia në ISHP, ku bëhet procesi i hapjes”.

Edi Rama e pyeti ministren sa vaksina ndodhen brenda kutive? “Këto kutitë kanë nga…” ndërsa Manastirliu i shpjegoi se brenda tyre kanë nga “nga tre blloqe nga 195-197 flakonë, nga 6 doza kryesisht”.

Edi Rama njoftoi sonte se një shtet mik ka konfirmuar me shkrim se do të ndihmojë Shqipërinë me 360 mijë doza Astra Zeneca. Shtetin nuk e zbuloi ndërsa tha se shpreson se brenda kësaj jave ose tjetrës të finalizohet gjithçka.

“7020 doza mbërrijnë sot dhe sipas skedulit të ri të dhënë nga kompania pas atij momentit të bllokimit, do të vazhdojmë në javët në vijim për të përmbyllur brenda marsit të gjitha ato doza që i kemi deklaruar fillimisht dhe për të vijuar më tutje në prill dhe në maj.

Në ndërkohë ne jemi intensivisht në komunikim për të arritur një marrëveshje me Astra Zeneca dhe sikur ju kam thënë komunikimet janë në disa rrafshe, përveç drejtpërdrejt, edhe me shtete të tjera.

Sot kemi marrë një konfirmim me shkrim për 360 mijë doza Astra Zeneca nga një shtet mik. Do të fillojnë të lëvorohen në prill. Po e jap pa dashur të konfirmoj asgjë, për derisa nuk kemi firmosur dhe firmosur marrëveshjen. Konfirmimi është si rezultat i një komunikimi intensiv. Shpresoj që në” tha Rama. /Abcnews.al