Arta Marku, kritika të forta prokurorëve në Tiranë: Hetime pa sukses!

Në analizën vjetore të Prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Apelit kanë qënë të pranishëm sot kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

Në analizën vjetore të Prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Apelit kanë qënë të pranishëm sot kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

Marku nuk i kurseu kritikat gjatë fjalës së saj.

“Vërehen hetime të pakta dhe jo të suksesshme. Kjo është përgjegjësi individuale e secilit prej jush. Kërkoj veçanërisht që të hetoni shpejt ato çështje ku ka vëmendje të shtuar nga opinioni publik. Ushtroni detyrën tuaj larg çdo ndikimi politik”, tha ajo.