Një udhëzim , që në fillim sqarohet se qëllimi i tij është verifikimi i integritetit të kandidatëve ashtu edhe ndjekja penale ndaj autorëve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve apo që cënojnë procesin zgjedhor, raporton Top Channel.
Përmes këtij udhëzimi, Marku i lë detyrë drejtuesve të prokurorive që të nxjerrin në gatishmëri prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore nga ora 7 e mëngjesit deri në 10 të darkës. Por edhe pas orës 22:00 personeli i gatishmërisë do të komunikojë me sallën operative të policisë.


