Atentat me armë zjarri në Tiranë, vritet një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Tiranë.

Raportohet për Balknaweb sesi pasojë e të shtënave ka ndërruar jetë një person. Viktima ka qenë në makinë, kur u qëllua për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfizo Keko” në kryeqytet. Autori i vrasjes është larguar drejt zonës së Freskut.

Policia dhe ambulancat janë në vendngjarje.