Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan për një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin e Durrësit.
Sipas mesazhit të publikuar prej tij më datë 18 gusht dy persona kanë tentuar të vrasin djalin e deputetit, Spartak Braho në hyrje të pallatit.
Berisha pretendon se ngjarja në fjalë është mbajtur e fshehtë qëllimisht nga ana e policisë.
“Atentat ndaj djalit te Spartak Brahos
Policia fsheh ngjarjen!”, shkruan ai.
Mesazhi i publikuar nga Berisha
pershendetje zoti berisha Ne darken e dt 18 gusht ne durres ka deshtuar tentativa per vrasjen e djalit te spartak brahos arbrit. 2 persona me kallash qe e prisnin tek hyrja e pallatit. policia blindoi zonen por atentatoret u arratisen. asnje njoftim ne lajme e as nga policia nuk u dha .Per me teper thuhet se Spartaku me te birin kane shkuar dhe kane takuar per sqarim apo pajtim prinderit e djemve dhe aty djali i Spartakut i ka qelluar me broke uje.Pas kesaj gjithe keto dite Arber Brahon e shoqerojne nje grupe policesh para dhe mbrapa kudo qe shkon. Te lutem publikoje se policia i mbane te fshehta te gjitha keto!
Edhe në këtë rast pritet një përgjigje nga ana e policisë së Shtetit, duke theksuar se shpesh denoncimet e Berishës kanë nxjerrë në pah të vërteta, por edhe janë mohuar kategorikisht nga ana e instancave përkatëse./Express



