Atentat në Shkodër, një i vrarë

Naim Bajri ka mbetur i vrarë këtë të premte nga të shtënat me armë në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani” ku Bajri, kishte një dyqan peshku.

Punonjësi i tij ka ngelur i plagosur me një plumb në krah dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë një automjet është gjetur rreth orës 07:50 në flakë në zonën e livadheve.