Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku autobusi i linjës së Kamzës ka përplasur një automjet të tipit “Opel”.
Aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites pranë urës në Kamëz. Dëshmitarët e ngjarjes treguan se drejtuesja e automjetit ishte shtatzënë dhe është transportuar me urgjencë në spital.

