Autobusi ku vdiqën 45 persona në Bullgari qarkullonte pa licencë

Autobusi i linjës “Alba Trans”, ku humbën jetën 45 persona në Bullgari nuk ka pasur licencë për asnjë lloj transporti të udhëtarëve dhe ka qarkulluar në mënyrë ilegale.

Gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi raportoi nga Shkupi se edhe gjatë kalimit në dogana, ky autobus nuk është regjistruar dhe për këtë arsye janë pezulluar nga detyra dy doganierë.

Ministria e Transportit në RMV ka gjetur edhe shkelje të tjera në këtë kompani, ndërkohë hetimet vijojnë nga autoritetet maqedonase dhe bullgare.

Sakaq, në Bullgari është duke vijuar procesi i identifikimit të kufomave, të cilat pritet të transporten drejt Maqedonisë së Veriut brenda kësaj jave.

45 persona, shumica shqiptarë, humbën jetën mbrëmjen e 23 nëntorit në aksidentin që ndodhi në perëndim të Bullgarisë.

Mes viktimave pati edhe fëmijë, ndërsa u shpëtuan vetëm 7 persona, të cilët dolën nga pjesa e pasme e autobusit.

Nuk dihet ende nëse autobusi u përfshi nga flakët, para apo pas përplases me banderolat e rrugës.