Autobusi përplaset me veturën, 1 i vdekur

Një aksidenti ka ndodhur para pak minutave në Rrubik, ku një autobus është përplasur më një autoveturë.

Një aksidenti ka ndodhur para pak minutave në Rrubik, ku një autobus është përplasur më një autoveturë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një person, raporton Top Channel.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Mirditë /Informacion paraprak

Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjensie turistike me drejtues K.M.,me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë demtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes