Autori i plagosjes foto me kryetarin socialist të Bashkisë, Rama bën sikur se di: Është militant me PD-në, ta pranojmë që pa Ilir Metën kjo fushatë do ishte tërësisht e qetë! Lulzimin e kanë kurdisur…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish plagosjen e rëndë që ndodhi në Kavajë ku Bledar Okshtuni mbeti i plagosur me armë zjarri në zyrat elektorale të PD-së.

Sipas Ramës autori ishte një militant i PD-së dhe ngjarja u përdor nga Lulzim Basha dhe Ilir Meta, për të destabilizuar vendin. Në fakt kryeministri duket se nuk ka parë fotot e Ndriçim Jonuzaj, me kreun e bashkisë së Kavajës, Redian Krali

Rama:

Dje ndodhi një ngjarje e papëlqyeshme, pasi ndodhi në sfondin e poltiikës së ditës dhe fushatës, që nuk kishte asnjë lidhje me vetë ngjarjen. Nuk kisha pikë dyshimi se cilado të ishte e vërteta, ata që flasin për ndryshimin do të rendnin atje, duke drejtuar akuzën më ekstreme ndaj nesh, pa pritur as një orë, as dy orë jo e jo që ngjarja të kuptohej se çfarë ishte. Unë pa pritur asnjë minutë thashë atë që duhet ta thotë në këto raste kushdo që është serioz, dhe e ka seriozisht ligjin e shtetin. Kërkova që Lulzim Basha të mos e politizonte ngjarjen, dhe Ilir Meta ta ndalte fushatën idioteske të nxehjes së konfliktit.

Autori jo vetëm që nuk ka lidhje me PS-në apo fushatën tonë, por përkundrazi është një militant i PD në një sherr për arsye që nuk ka asnjë lidhje me politikën. Natyrisht mund të kishte ndodhur që të ishte e kundërta, që për të njëjtin sherr të kishte bërë atë akt absurd, por siç kjo nuk mund të fajësonte PS-në. Politizimi është aq i keq sa vetë ajo ngjarje, politizimi plagos të gjithë shoqërinë. Në atë ngjarje është bërë një vepër penale, ndërsa politizimi i kësja ngjarjeje është një tjetër vepër e shëmtuar morale.

Si mund të jesh zëdhënësi i ndryshimit, dhe të vazhdosh që të zgjasësh lidershipin e dobët. Ilir Meta që rendi atje për ta bërë lajmin e kushedi të satë të ditës, në vazhdën e absurditeteve të tij që kanë vetëm një qëllim, që ta tensionojnë maksimalisht fushatën elektorale, të nxisin përplasje, të stimulojnë sherr dhe ndasiI.

Imagjinoni sikur nga kjo fushatë të hiqnim Ilir Metën, do të ishte një fushatë krej normale dhe e qetë për hir të së vërtetë është kjo qetësi që e tërbon Ilir Metën, dhe me thënë të drejtën dhe pa gjuhën e urrejtjes, se Lulzimin e kanë kurdisur ndryshe këtë herë, është dhëndri i mirë që duhet të buzëqeshë. Është Ilir Meta që po bën gjithçka që të destabilizojë fushatën që të destabilizojë Shqipërinë, se Ilir Meta e di shumë mirë se çfarë do të ndodhë në 25 Prill, aq sa ne mund të ndalim shiun që bie, aq edhe Ilir Meta mund të ndalë fitoren e Partisë Socialiste.