Avionit me 173 persona në bord i çahet xhami i kabinës

Një avion Boeing 737 me 173 persona në bord po bëhet gati për një ulje emergjente në Siberi pasi pilotët vunë re të çarë në xhamin e kabinës.

Një avion Boeing 737 me 173 persona në bord po bëhet gati për një ulje emergjente në Siberi pasi pilotët vunë re të çarë në xhamin e kabinës.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse e lajmeve TASS, sipas të cilës avioni po fluturonte nga qyteti siberian i Novosibirsk për në Sanya në Kinës, kur ekuipazhi vuri re të çarën në xham dhe vendosi të kryente ulje emergjente në aeroportin e Krasnoyarsk.

Media ruse raporton se aktualisht avioni po fluturon përreth aeroportit për të harxhuar karburant para se të kryejë uljen. /TV Klan