Axhenda/ Kancelarja Merkel sot në Tiranë, ja kur do të takohet me Ramën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel vjen sot në Tiranë. Në kuadër të vizitës së saj, ku do të takohet edhe me liderët e Ballkanit, Kancelarja Merkel do të nisë turin e kësaj vizite në orën 10:20.

I pari me të cilin do të takohet kancelarja do të jetë kryeministri Edi Rama, ndërsa pritja do të nisë në Pallatin e Brigadave dhe do të përmbyllet me një konferenca të përbashkët mes Ramës dhe Merkel.

Kancelarja ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’. Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator. Kjo është hera e dytë që Merkel vjen në Tiranë.

Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

BLLOKIMI I RRUGEVE
Policia e Shtetit njofton dje masat e marra për ditën e sotme, gjatë vizitës së Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, në Tiranë.

Policia bëri me dije se do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave, sot nga ora 09:00 deri në orën 13:00.

Uniformat blu iu bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik.