Bakir Izetbegoviç, kryesues i Dhomës së Popujve të Asamblesë Parlamentare të BeH-së

Bakir Izetbegoviç sot nga Nikola Shiriç mori funksionin e kryesuesit të Dhomës së Popujve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë dhe Hercegovinës...

Bakir Izetbegoviç sot mori funksionin e kryesuesit të Dhomës së Popujve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë dhe Hercegovinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rotacionin e rregullt në postin e kryesuesit ai pasoi Nikolla Shpiriçin.

Gjatë tetë muajve të ardhshëm zëvendësi i parë i kryesuesit të Dhomës së Popujve të Asamblesë Parlamentare të BeH-së do të jetë Dragan Çoviç, kurse Shpiriç i dyti, njoftoi Asambleja Parlamentare.