Balla falënderon popullin e Librazhdit me një citat nga Kurani: “Ai i cili nuk e ka cilësinë e mirënjohjes të njerëzve, nuk e ka cilësinë e falënderimit të Zotit”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në një iftar të shtruar në Librazhd me praninë e personalitetit të rëndësishëm të komunitetit mysliman shqiptar, Ylli Gurra.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shkruan se prej 17 vitesh është kthyer në një traditë të bukur shtrimi i Iftarit.

Balla gjithashtu ka falënderuar popullin e Librazhdit me një citat të shenjtë profetik nga Kurani që thotë se: “ai i cili nuk e ka cilësinë e mirënjohjes dhe falënderimit të njerëzve, nuk e ka cilësinë e falënderimit të Zotit”. Ju jam gjithmonë mirënjohës dhe falënderues”, shkruan Balla.

“Librazhd📍U mblodhëm si çdo vit me miq dhe besimtarë në një iftar së bashku me një mik të veçantë timin, një personalitet i rëndësishëm i komunitetit mysliman shqiptar Ylli Gurra. Prej 17 vitesh e kemi kthyer në një traditë të bukur këtë Iftar. Ndërsa mora fjalën, iu referova një citati të shenjtë profetik që thotë se “ai i cili nuk e ka cilësinë e mirënjohjes dhe falënderimit të njerëzve, nuk e ka cilësinë e falënderimit të Zotit”. Ju jam gjithmonë mirënjohës dhe falënderues🙏”, shkruan Balla.