Deputeti i PD, Klevis Balliu i bëri thirrje kryeministrit Rama që të anulojë projektin për ndërtimin e Unazës së Re.
Ai tha se nëse Rama nuk anulon projektin, protestat në Francë do ti duken lule përpara atyre që do të ndodhin para kryeministrisë.
“ Edi Rama anulojë projektin, se në të kundërt revoltat që do të shohësh në Shqipëri nga qytetarët e ndershëm do të bajnë të duket revoltën në Francë si lule përpara asaj që do të shohësh ti përpara kryeministrisë”.
Balliu tha se kjo javë që vjen do të jetë e rëndësishme për politikën, por edhe për mbijetesën e demokracisë.
“Java që do të vijë do të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, jo vetëm për politikën, por për mbijetesën e demokracisë tonë. Ka ardhur koha sot që qytetarët të marrin atë që i takon. Ka ardhur koha sot që ata që kanë vjedhur të mbajnë përgjegjësi, ka ardhur koha që qytetarët të kenë radhën për të folur. Ka ardhur koha që politika të dëgjojë qytetarët dhe jo të dëgjojë interesat e xhepave të saj”./OraNews


