“Ballkani i Hapur”, Shehu: Komisioneri Varhelyl i prish festën Ramës e Vuçic, rajoni jo pjesë e unionit të Rusisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook lidhur me takimin për nismën “Ballkani i Hapur” , që është zhvilluar midis krerëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, në qytetin e Ohrit. Në postimin e tij, Shehu shpreh se Komisioneri për Zgjerimin i BE, Oliver Varhelyl i…

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook lidhur me takimin për nismën “Ballkani i Hapur” , që është zhvilluar midis krerëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, në qytetin e Ohrit.

Në postimin e tij, Shehu shpreh se Komisioneri për Zgjerimin i BE, Oliver Varhelyl i “ka prishur festen për “Ballkanin e hapur””, Ramës dhe Vuçiçit.

Postimi i Tritan Shehut në Facebook:

Mesazhi ne fjalimin qe u mbajti sonte, pikerisht aty ishte krejt i qarte:

1–Vetem projektet e rregullat e BE.

Pra jo projektet e rregullat e Vucicit, sic eshte “Ballkani i hapur”.

2–Ballkani Perendimor duhet afruar vetem ne tregun e BE.

Pra jo ne Unionin EuroAsian te Rusise, pjese e te cilit eshte Serbia dhe ku synon te coje “Ballkani i hapur”.

3-Ndertimi i Tregut te Perbashket Rajonal me pjesemarjen e te gjashte vendeve.

Pra pranohet vetem ky treg, qe eshte pjese e Procesit te Berlinit i projektuar, organizuar e garantuar edhe finaciarisht nga Brukseli, dhe jo nje treg tjeter i nismave te Vucicit me drejtim rus, sic eshte “Ballkani i hapur”.

4-Jane ne dispozicion 30 miliard E per kete projekt te BE, kur te behen pjese e kesaj nisme te gjashte vendet e Rajonit.

Ndersa per „Ballkanin e hapur“ te Vucicit nuk ka asnje kapacitet financues e investues.

Ai kerkon vetem shpenzime nga taksa paguesit e Rajonit per udhetimet e ceremonite e ketyre tre „liderave“.

Dhe si per cudi ne ate feste per “Ballkanin e hapur” ne fjalen e tij Komisioneri nuk e permendi as dhe si emer ate nisme vuciciane, sikur nuk egzistonte fare!

Pra Brukseli pranon, stimulon e mbeshtet vetem projektet europiane, jo ato Ruso-Serbe.

Mbas ketij fjalimi te Varhelyl, nuk besoj se ata te tre “musketere” me Vucicic ne krye, do ta kene vazhduar ate “feste” te filluar ne mengjezin e sotem, mbas “bekimit” qe i beri dje “kumbara” Lavrov “Ballkanit te hapur” prej Moske.

P.S.Me poshte mund ta lexoni dhe ju vete fjalen e Komisionerit.