Ballsh/ Protestë për rafinerinë, naftëtarët nuk duan që uzina te çmontohet për skrap

Naftëtarët vijojnë rezistencën e tyre ndaj heshtjes që po tregojnë institucionet shtetërore mbi fatin e rafinerisë.

Ditën e sotme kanë dalë përsëri në protestë para uzinës së Ballshit duke kundërshtuar demontimin e kësaj rafineri dhe kërkojnë transparencë nga institucionet për kërkesat e naftëtarëve.

Gjatë ditëve të fundit në ambientet e uzinës janë parkuar mjete të tonazhit të rëndë ku tashmë naftëtarët pretendojnë se këto mjete janë për transport të pajisjeve të rafinerisë.

Ditën e sotme protesta është shoqëruar nga forca të policisë. Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se naftëtarët nuk do të lejojnë çmontimin e uzinës ndërsa kërkohet që pagesa t’i bëhet atyre.

Pas protestës para uzinës naftëtarët të bashkuar marshuan drejt komisariatit të policisë veprohet pa miratim të tyre si punëtore të kësaj uzine. Thirrja e tyre për mbrojtje të uzinës do të vijojë çdo ditë me protestë deri në një reagim nga ministria e Energjetikës mbi vetë fatin e rafinerisë dhe pagesat e naftëtarëve.