Banka Botërore miraton fond prej 12 miliardë dollarë për vaksinën e COVID-19

Në deklaratën e publikuar nga banka njoftohet se me financimin në fjalë synohet të mbështetet vaksinimi i afër 1 miliard njerëzve

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi një fond prej 12 miliardë dollarësh për të financuar blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave, testeve dhe trajtimeve të koronavirusit të ri (COVID-19) në vendet në zhvillim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga banka njoftohet se me financimin në fjalë synohet të mbështetet vaksinimi i afër 1 miliard njerëzve.

Më tej theksohet se qytetarët e vendeve në zhvillim duhet të kenë akses në vaksinat e sigurta dhe efektive COVID-19, duke shtuar se me paketën e financimit do të sigurohet financim dhe mbështetje teknike për vendet në zhvillim në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për t’i përgatitur ato për zbatimin e vaksinave në një shkallë të gjerë.

“Qasja në vaksinat e sigurta dhe efektive si dhe sistemet e përforcuara të shpërndarjes është çelësi për ndryshimin e rrjedhës së pandemisë, ndihmon vendet që përjetojnë efekte shkatërruese ekonomike dhe financiare të lëvizin drejt një rigjenerimi të qëndrueshëm”, tha kryetari i Bankës Botërore, David Malpass.Banka Botërore miraton fond prej 12 miliardë dollarë për vaksinën e COVID-19