Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Edhe pse ekonomia shqiptare po jep shenja rimëkëmbjeje, Banka Botërore në raportin ‘Prespektiva Ekonomike Botërore’ parashikon një rritje më të moderuar për Shqipërinë për këtë viti në 4.4% ndërsa për vitin 2022 në 3.7% duke ulur parashikimin për të dyja vitet me 0.7%.

Ndryshe nga institucionet ndërkombëtare pritshmëritë e institucioneve në vend janë për një rritje ekonomike 5 dhe 5.5%. Banka Botërore vlerëson në raport se ekonomitë me varësi të lartë nga turizmi, do të vazhdojnë të dëmtohen nga kufizimet e udhëtimeve ndërkombëtare. Ndërkohë, në afatin e mesëm, Shqipëria dhe Maqedonia e veriut do të nxiten nga përshpejtimi i reformave strukturore në përgatitjen për anëtarësimin në BE, nëse negociatat nuk do të vijojnë të shtyhen më tej.

Ndër vendet e rajonit, Banka Botërore parashikon rritjen më të fortë ekonomike këtë vit për Malin e Zi në 7.1%, ndjekur nga Serbia me 5%, që rezulton kështu ndër ekonomitë që e përballuan më mirë krizën. Nga vendet e rajonit pritshmëritë për rritjen ekonomike janë ulur vetëm për Shqipërinë.

Lajme të ngjashme
Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.