Banka e Shqipërisë shtyn këstet e kredisë për të dëmtuarit nga Covid-19

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se këto udhëzime vijnë si zgjidhje të shqetësimeve të shprehura nga nga biznesi dhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave dhe autoriteti mbikëqyrës.

Banka e Shqipërisë ka bërë një tjetër rishikim të marrëdhënieve kreditore në Bankat e nivelit të dytë duke nxjerrë disa udhëzime të reja që prekin të gjithë kredimarrësit, aftësia paguese e të cilëve është dëmtuar nga kriza e COVID-19.

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se këto udhëzime vijnë si zgjidhje të shqetësimeve të shprehura nga nga biznesi dhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave dhe autoriteti mbikëqyrës.

Këto udhëzime janë gjithashtu në përputhje me ato të ndjekura edhe nga Autoriteti Evropian Mbikëqyrës.

Kështu në këtë mënyrë shtyhet edhe me një muaj afati për shlyerjen e kredive pa kosto shtesë për të gjithë të prekurit, transmeton Scan. Gjithashtu janë publikuar edhe dispozita lehtësuese për kreditë e strukturuara deri më 31 dhjetor 2020.

Udhëzimet e plota:

  1. pezullimit të përkohshëm të zbatimit të detyrimit që rrjedh nga kërkesat për administrimin e rrezikut të kredisë, për klasifikimin dhe provigjionimin e kredive për të gjitha kategoritë e klientëve, edhe për një periudhë tjetër, nga data 1 qershor deri në 31 gusht 2020, për arsye të vështirësive financiare dhe rënies së aftësisë paguese të huamarrësve, ndikuar nga situata e krijuar;
  2. pezullimit të përkohshëm të krijimit të fondeve rezervë për pasuritë e paluajtshme të përftuara kundrejt shlyerjes së kredive deri në muajin dhjetor 2020;
  3. dispozitë lehtësuese për kreditë e ristrukturuara, sipas së cilës bankave u jepet mundësi të ristrukturojnë marrëdhëniet aktuale të kredive me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme në varësi të aftësisë paguese të kredimarrësve deri më 31 dhjetor 2020 pa kosto shtesë të provigjoneve dhe pa përkeqësim të statusit të huamarrësve;
  4. shtyrjen me 1 vit të hyrjes në fuqi të kërkesave më të shtrënguara për klasifikimin dhe provigjionimin e kredive të ristrukturuara, për në muajin janar 2022. Nëpërmjet kësaj mase bankat do të mund të përdorin edhe gjatë vitit 2021 të njëjtat kritere për klasifikimin dhe provigjionimin e kredive të ristrukturuara si ato përpara situatës së pandemisë; dhe
  5. shtyrjen me 1 vit të efekteve të rregullores “Për trajtimin jashtëgjyqësor nga bankat, të kredimarrësve në vështirësi financiare” deri në muajin janar 2022. Në këtë mënyrë, bankat do të kenë një hapësirë më të madhe kohore të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për huamarrësit e përbashkët në vështirësi financiare.