Banka Qendrore e Turqisë ruan të pandryshuar normën e interesit

Norma e interesit së bankës, e njohur gjithashtu si norma e repos një-javore, qëndron në 17 për qind, njoftoi banka përmes një deklarate…

Banka Qendrore e Turqisë ka ruajtur normën e interesit të qëndrueshëm në përputhje me pritjet e tregut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Norma e interesit së bankës, e njohur gjithashtu si norma e repos një-javore, qëndron në 17 për qind, njoftoi banka përmes një deklarate, duke theksuar se do të ketë shtrëngimi monetar shtesë nëse është e nevojshme.

“Ndikimi ngadalësues i shtrëngimit të fuqishëm monetar mbi kredinë dhe kërkesën e brendshme pritet të bëhet më i rëndësishëm, kështu që efektet e kërkesës dhe faktorëve të kostos ndaj inflacionit parashikohet të zbehen gradualisht”, theksoi banka.

Bilanci midis normës së politikës monetare dhe inflacionit aktual të pritur do të ruhen me vendosmëri derisa të arrihet stabiliteti i përhershëm i çmimit dhe objektivi prej 5 për qind, shtohet më tej.

Gjithsej 21 ekonomistë të anketuar nga AA të premten e kaluar nuk parashikuan asnjë ndryshim të normës së interesit, me përjashtim të gjashtë ekonomistëve që presin një rritje që varion midis 0,75 pikë përqindjeje dhe 1 pikë përqindjeje në normën e repos njëjavore.

Në janar, banka gjithashtu ruajti normën e saj të interesit standard konstant në 17 për qind.

Lajme të ngjashme