Banorët e 5 Majit bashkë me fëmijët protestojnë para Kuvendit

Banorët e zonës së 5 Majit dhe lagjeve të tjera që u prishen shtëpitë nga projektet e Bashkisë së Tiranës po protestojnë sot sërish para Kuvendit. Ata kërkojnë dëmshpërblim dhe njohje të pronësisë nga ana e institucioneve.   Në protestën e sotme janë të pranishëm edhe fëmijët e këtyre banorëve.  “Nuk jemi zaptues por pronarë”, “Duam…

Banorët e zonës së 5 Majit dhe lagjeve të tjera që u prishen shtëpitë nga projektet e Bashkisë së Tiranës po protestojnë sot sërish para Kuvendit.

Ata kërkojnë dëmshpërblim dhe njohje të pronësisë nga ana e institucioneve.   Në protestën e sotme janë të pranishëm edhe fëmijët e këtyre banorëve.  “Nuk jemi zaptues por pronarë”, “Duam djersën tonë”, këto janë disa nga pankartat që mbajnë në duar fëmijët.

Ndërsa një nga banorët u shpreh: “5 Maji do të shitet, shteti ekziston vetëm për të vjedh. Ju lutem thirrini mendjes, nuk jemi për të kërkuar mëshirë, por kërkojmë të drejtën tonë”.

“Ka një devijim të projektit. Ministre dil nga thuaj se kush do ndërtojë tek toka që po lini bosh. Ju bëj thirrje qytetarve që të na bashkohen në këto protestë”, tha një tjetër banor.

Në zonën e 5 majit në Tiranë pritet të shemben në total rreth 400 banesa nga një projekt rindërtimi. Shumica e banorëve nuk kanë firmosur kontratën me Bashkinë Tiranë dhe nuk kanë përfituar një bonus qeraje.

Banorët nuk janë dakord me kushtet e vendosura në kontratë dhe me shumën e dhënë për bonus qiraje.