Banorët e Postribës kërkojnë që të ndalet puna në gurore

Banoret e fshatit të Postribës në bashkinë e Shkodrës kanë protestuar ketë të shtunë kundër një firme të licensuar për shfrytëzimin e mineralit gëlqeror të mermerizuar.

Banoret e fshatit të Postribës në bashkinë e Shkodrës kanë protestuar ketë të shtunë kundër një firme të licensuar për shfrytëzimin e mineralit gëlqeror të mermerizuar. Sipas tyre punimet që po bën kjo firmë jo vetëm që ka dëmtuar shtratin e lumit por ka ndotur edhe ujin e pijshëm.

Nëse qeveria apo bashkia nuk marrin masa, atëherë ato duhet të mbajnë përgjegjësi për ngjarjet që mund të ndodhin thonë banorët, pasi sipas tyre, po u rrezikohet jeta çdo ditë nga gurët që bien nga mali, raporton Top Channel.

Në lidhje me këtë çështje, Bashkia Shkoder ka deklaruar se ministria e mjedisit dhe ajo e energjetikës nuk e kanë pyetur për lejen që kanë dhënë në fshatrat e Domenit dhe Rasekut, ndonëse bëhet fjalë për territorin e saj dhe në këto kushte, është distancuar nga çdo përgjegjësi.